0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria: Objekti i djegur hotelerik në Ohër është pronë e avokatit të...

Prokuroria: Objekti i djegur hotelerik në Ohër është pronë e avokatit të shtetit, Agron Reçit

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike – Ohër ka kryer kontroll në vendngjarje në një objekt hotelierik në tregun e qytetit të Ohrit, ku ka rënë zjarri në mëngjesin e sotëm.

Siç bëhet me dije nga prokuroria, është djegur një objekt privat në pronësi të avokatit të shtetit Agron Reçi.

Prokurori publik ka nxjerrë udhëzime për mbledhjen e provave dhe urdhra për ekspertizë në vendngjarje për zbulimin e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e PThP Ohër.

Kujtojmë se sot herët në mëngjes ka rënë zjarr në një objekt hotelierik në objektin Tregu i Qytetit në Ohër.

Zjarri rreth orës 03:30 është raportuar në njësinë Territoriale të Zjarrfikësve, e cila ka ndërhyrë menjëherë me dy automjete. Ndërhyrja e shpejtë parandaloi përhapjen e flakëve në dyqanet e tjera të godinës. Zjarri ka shkaktuar dëme më të mëdha materiale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments