Prokuroria Themelore Publike, përmes Komisionit për ndjekje të parregullsive eventuale në procesin zgjedhor raportoi se deri në ora 17:00 janë regjistruar 10 raste për parregullsi zgjedhore, transmeton Portalb.mk.
PTHP procesin zgjedhor deri me tani e vlerëson sit ë qetë pa numër të madh të parregullsive zgjedhore.
Në prokuroritë themelore publike dhe në adresën elektronike [email protected] në të cilën qytetarët mund të paraqesin raste të veprës penale në lidhje me zgjedhjet dhe votimin, janë regjistruar gjithsej 10 raportime për rastet që kanë ndodhur sot gjatë votimit.
“Numri më I madh i tyre ka të bëj me propagandën dhe blerjen e votës për parti të caktuara poliitke”, raportojnë nga PTHP. Ata gjithashtu tregojnë se janë dy raste ku qytetarët kanë fotografuar fletën e votimit.
Ndryshe, Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se dje në SPB-Veles është paraqitur një rast ku dyshohet për blerje të votës për 1000 denarë.
Gjithashtu gjatë ditës, Prokuroria themelore publike së bashku me MPB-në sot kanë raportuar për parregullsitë zgjedhore dhe procedurat për zbardhjen e tyre deri në ora 13:00. PTHP-ja raportoi për parregullsi të ndryshme, si brenda dhe jashtë hapësirave të votimit.
MPB-ja gjithashtu sot ka raportuar edhe për 8 raste tjera ku është shkelur heshtja parazgjedhore.