18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajme198 raste të reja me Covid-19, 97 të shëruar dhe 4 viktima

198 raste të reja me Covid-19, 97 të shëruar dhe 4 viktima

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 198 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 prej 1382 testimeve.

Në po të njëjtën periudhë kohore janë regjistruar edhe 97 të shëruar dhe 4 viktima.

Të infektuarit e rinj janë në 83 në Shkup, 12 në Kumanovë, 1 në Dibër, 21 në Shtip, 2 në Prilep, 9 në Tetovë, 3 në Strugë, 2 në Veles, 11 në Manastir, 3 në Ohër, 10 në Gostivar, 7 në Radivish, 1 në Koçan, 2 në Probishtip, 3 në Demir Hisar, 27 në Sveti Nikollë dhe një në Kërçovë.

Viktimat janë një nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 8530 të infektuar me Kovid-19, prej tyre janë shëruar 4565, ndërkaq betejën e kanë humbur 393.

Numri i rasteve aktive arrin në 3572.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments