7.8 C
Tetovo
E martë, 19 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaProfil i TIME për Volodymyr Zelensky: Presidenti që po e mbron Ukrainën...

Profil i TIME për Volodymyr Zelensky: Presidenti që po e mbron Ukrainën e po bashkon Perëndimin

Presidenti ukrainas ishte nisur deri në istikamin ku ushtarët ukrainas po mbroheshin nga armiku. Ai kishte ecur tashmë për gjysmë ore me helmetë nëpër baltë, i rrethuar nga gjeneralë dhe roje, dhe këmbëngulte që të vazhdonin rrugën. Aty pranë disa telave të rrymës që kishin rënë për toke, grupi pa rusët të pozicionuar në një hapësirë shumë të përshtatshme, sidomos për snajperistët të cilët kishin vrarë tre ushtarë ukrainas dy javë më parë. Por Volodymyr Zelensky refuzoi të ndalonte. Kjo ngjarje përshkruhet në hyrjen e një profili të prestigjiozes “TIME” për presidentin e Ukrainës që e përshkruan edhe luftën atje me pushtuesin rus. Gazeta Online Reporteri.net ua sjell në shqip artikullin e gazetarit Simon Shuster që e zuri vendin kryesor në ballinën e kësaj jave të revistës së njohur amerikane “TIME“. 

“Djemtë tanë janë atje, apo?” pyeti komandanti në detyrë, Zelensky, një nga gjeneralët e ushtrisë i cili po këshillonte grupin të kthehen mbrapa. “Ata do marrin vesh që kam kaluar këtej e nuk shkova t’i vizitoj. Do t’u ngelet hatri.” Pastaj Zelensky lëshoi një shikim drejt meje, u rrotullua, dhe vazhdoi ngjitjen.

“Kjo sjellje më bëri të mendoj: A ishte ky thjesht një aktrim?”, shkruan në artikullin e tij për luftën në Ukrainë, reporteri i TIME, Simon Shuster.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments