Me vendim të senatit të Universitetit të Prishtinës, rektori Qerim Qerimi, ia dorëzoi titullin “Profesor Emeritus” profesor Sadi Bexhetit për kontributin e dhënë dhe në shenjë mirënjohjeje institucionale për punën e tij në Universitetin e Prishtinës, gjatë katër dekadave, veçanërisht në kohë të vështira.
Ndarja e titujve, sipas rektorit Qerimi, do të bëhet si një rikthim në kulturën e vlerësimit dhe si shenjë e një kontributi të pallogaritshëm për kontribuesit e universitetit.
Profesor Bexheti është nderuar me titullin “Profesor Emeritus” nga rektori Qerimi gjatë një ceremonie simbolike të mbajtur në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.