16.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaOpinionProf.Dr Mislim Zendeli /Kulti i personalitetit, më e keqja që mund t`i...

Prof.Dr Mislim Zendeli /Kulti i personalitetit, më e keqja që mund t`i ndodhë një populli.

Historia na mëson se çka ka ndodhë në të kaluarën, e tashmja na bënë me dije çka është duke ndodhur tani, kurse e ardhmja çka do të ndodhë në të ardhmen. Poqese njeriu nuk i lidh dy të parat, është e sigurt që në të ardhmen do të dështojë. Kjo vlen për secilin proces shoqëror por më së tepërmi për ato politike. Thënia vlen edhe për gjeneratat e reja nëqoftëse kanë lexuar histori burimore, pasi këto të Ballkanit janë nga ata pushtetarët. Për ne të vjetrit nuk ka nevojë leximi se e kemi përjetuar dhe e përjetojmë, dushk për gogla, nuk e ha. Ndër ne duhet të dominojnë ndërgjegjja, përndryshe, nuk është se kam zbuluar ujin e ngrohtë, gjithçka është e pastër si loti. Sipas Rusoit demokracia përfaqësuese është e bazuar në parimin, sipas të cilit vetëm një trup përfaqësuesish të zgjedhur mund të ngjallin në mënyrë të vërtetë vullnetin kombëtar. Demokracia parlamentare është një koncept, që artikulohet në vende të ndryshme. populli ushtron pushtetin shtetëror jo direkt, por me anë të të zgjedhurve prej tij?Sipas Hitlerit “Unë”.”Demokracia është-” dy ujqër dhe një dele që votojnë se çdo hanë për drekë” (sic!). Ideologjia e tij dhe Stalinit ishte pikërisht kulti i personalitetit, më e keqja që mund t I ndodhë një populli. Për fat të keq, ne sot u këndojmë “liderëve” tanë ……., sikur nuk do vdesin kurë! Një shumicë dërmuese e masës qajnë për Enverat, Titat…….. ndërkaq mos dhashtë Zoti, të vdesë ndonjë lider I partie politike sot ndër ne, sigurisht se do ndodhte hataja!? Ahaaaahaaa. Mundet edhe të mos pajtoheni me këtë qasje timen,jam pajtuar me këtë m.. demokraci!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments