5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProcedurë disiplinore kundër prokurores Lejla Kadriu

Procedurë disiplinore kundër prokurores Lejla Kadriu

Tetë muaj pas tensioneve dhe problemeve me ujin e pijshëm në Siniçan, prokuroria njoftoi se ka filluar procedurë disiplinore kundër prokurores Lejla Kadriu, nga Tetova.

Prokuroria nuk jep detaje, se si është duke u zhvilluar procedura që është e hapur për të përcaktuar, nëse prokurorja e Tetovës ka shkuar në Malin Sharr me urdhër të ndonjë përgjegjësi, dhe nëse kishte autorizim t’i japë urdhra policisë. Ligji për Prokurorinë parashikon masa të lehta dhe të rrepta disiplinore.

Ligji i Prokurorisë, neni 95

Për shkelje të lehtë disiplinore:

– vërejtje me shkrim,

– ulje deri në 15% të pagës mujore të prokurorit publik, në periudhë prej 1-6 muaj

Për shkelje të rëndë disiplinore

– ulje 15%-30% të pagës mujore të prokurorit publik, në periudhë prej 1-6 muaj

– largim nga puna

Tensionet u përshkallëzuan në shpatet e Malit Sharr më 30 korrik të vitit të kaluar. Banorët e fshatrave Siniçan dhe Urviq u përplasën rreth ekskluzivitetit të burimit të furnizimit me ujë, dhe ndërtimit të një sistemi të furnizimit me ujë. U thirr edhe policia, si dhe u shfaq edhe prokurorja Kadriu, për të cilën nuk kishte asnjë informacion se kush i dha leje të bëjë ekspertizë, dhe nëse ajo ka një procesverbal nga ekspertiza. Ajo urdhëroi policët që të largoheshin dhe pasi ata nuk iu bindën asaj, ajo intervenoi te Kryeministri i atëhershëm teknik Oliver Spasovski.

“Unë veproj sipas ligjit, veproj sipas ligjit. Ju e mbroni krimin, ju e mbroni krimin. Ju nuk mund të më trajtoni kështu. “

Kadriu pohoi se ishte duke zhvilluar një procedurë para hetimore, dhe për këtë arsye kishte shkuar në Siniçan. Për atë nëse kishte një urdhër, Prokuroria e Lartë e Gostivarit kishte përpiluar raport. Prania e policisë në terren parandaloi që situata të dilte nga kontrolli në atë kohë.alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments