7.3 C
Tetovo
E martë, 23 Prill, 2024
BallinaLajmePrindërit, protesta kundër kthimit në punë

Prindërit, protesta kundër kthimit në punë

Mbi 150 nëna që kanë fëmijë deri në moshën 6 vjeçare protestuan sot para Qeverisë duke kërkuar  që të mos rikthehen në punë më 23 shtator, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Në kohë  pandemie, theksojnë,  është  e vështirë të gjendet person për t’u kujdesur për fëmijët, ndërsa gjyshërit hyjnë në kategorinë e rrezikuar. , Numri i lartë i rasteve pozitive me virus korona, afrimi i vjeshtës kur pritet valë e dytë, koha e shkurtër për fëmijët  që të adaptohen në çerdhe, dhe sidomos rastet pozitive me COVID-19 të regjistruar së fundmi në disa nga këto objekte përkujdesje, shtojnë edhe më shumë shqetësimin e nënave për të vegjlit e tyre. Sipas tyre rritja e numrit të fëmijëve në grupet në çerdhe nuk është zgjidhje, sepse në periudhë kaq të shkurtër nuk mund të sigurohet as hapësirë dhe as  kuadër i mjaftueshëm.

Një numër i madh i nënave janë vendosur mes dy zjarresh, të kujdesen për fëmijët apo të sigurojnë ekzistencën.  Kush do të mbulojë rrogën e nënës, nëse pasi regjistron fëmijën në çerdhe, fëmijë infektohet. Do ta sigurojë  biznesi ku punon apo shteti?  Përse Qeveria nuk e merr në konsideratë rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, tani kur e gjithë bota përgatitet për valën e vjeshtës?”-theksoi Milena Dabeska- Simovska.


“Ne nuk refuzojmë të punojmë. Ne jemi nëna që kujdesen për fëmijët e tyre. Ne kemi karriera, duam të kthehemi në punë, megjithatë duam që fëmijët të jenë të sigurt. I duam fëmijët, çdo nënë e do fëmijën e saj.  Kemi marrë informacione se shumë prej tyre kanë pranuar kërcënime nga punëdhënësit, se nëse shfaqen në protestë do të pushohen nga puna.

“Është pak si rrezik për fëmijët e vegjël që të shkojnë tani në çerdhe. Nuk ka mjaftueshëm vende, nuk ka pranime të reja. Çdo ditë shohim se si rritet numri i të infektuarve. Shohim se edhe nëpër çerdhe veçmë ka raste pozitive. Prandaj jemi të revoltuar dhe kërkojmë të na vazhdohet pushimi i lindjes.01L25 Sidomos tani që është i lartë numri, kemi frikë t’i çojmë fëmijët nëpër çerdhe”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” që transmetohet sonte  në Alsat, rritjen e numrit të fëmijëve në grupe e arsyeton me analiza paraprake, siç thotë ai, në  bazë të të cilave kanë arritur në përfundim se shtimi i numrit të fëmijëve në grupet në çerdhe nuk përbën rrezik.


“Është vlerësuar rreziku. Është analizuar numri i fëmijëve të sëmurë, pasqyrën e tyre klinike. Kemi analizuar fëmijët deri në moshën 18 vjeçare. Në atë grup, përqindja e fëmijëve të infektuar, deri në moshën 9 vjeçare është 3.5%. Nga 10 deri në 18 është 4%. Pra rreth 7% e të sëmurëve janë nën 18 vjeç. Në përqindje të lartë kanë  formë shumë të lehtë të sëmundjes. Është vlerësuar se rreziku në çerdhe është shumë i vogël.”-tha Venko Filipçe- ministër i Shëndetësisë.

Nënat thonë se në rast se protesta nuk ndikon që Qeveria të reflektojë dhe të anulojë vendimin për rikthim të tyre në punë më 23 shtator, duke e shtyrw atw deri mw 31 dhjetor,  atëherë do të kërkojnë takim që të sqarojnë edhe më detajisht arsyet e tyre. Deri tani 3325 persona kanë nënshkruar peticion për vazhdimin e pushimit të lindjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments