9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaKuriozitetePrinci i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do...

Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t’i numëruar të gjitha

Princi i Kurorës i Dubait, “Hamdan” ka aq shumë para sa që do të duhej kohë e gjatë për t’i numëruar paratë e tij.

Familja mbretërore e Dubait është e njohur për pasurinë e tyre dhe në një video të publikuar flitet për një nga anëtarët e familjes.

Emri i plotë të Princit të Dubait është Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum por ai është i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për djalin e dytë të Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait.

Në listën e Forbes, ai është nga “më të rinjtë e pasur”, pasi pasuria e babait të tij llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë.

Image

Kështu, siç thuhet më tej, ai ka një jaht privat në vlerë prej 400 milionë dollarësh që është i njohur si “Jahti i Dubait”.

Ky jaht thuhet të ketë të gjitha gjërat që madje as edhe disa hotele me pesë yje nuk i kanë dhe ka një kapacitet për të akomoduar 48 njerëz. Por ky nuk është jahti i vetëm i tij.

Përveç jahteve, ai ka edhe shumë vetura superluksoze. Ai ka vetura në vlerë prej 1 milion dollarë, përfshirë edhe një LaFerrari.

Veç kësaj, koleksioni i veturave të tij përfshin edhe një Mercedes G63 AMG, Mercedes AMG SLS, Lamborghini Veneno, Mc Laren P1, Buggati Veyron – dhe jo

Image

Ai gjithashtu ka një deve për të cilën thuhet se ka paguar 27 milionë dollarë.

Megjithatë, edhe pse bën një jetë luksoze ku njihet edhe si një fans i sporteve aventureske, ai është i njohur edhe si bamirës.

Një person kishte kërkuar ai ndihmë për trajtimin e kancerit dhe ai i kishte dhuruar 600 mijë dollarë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments