8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePRILEP / ARMATA KYÇET NË SIGURIMIN E RENDIT

PRILEP / ARMATA KYÇET NË SIGURIMIN E RENDIT

Përfaqësuesit e Armatës së Maqedonisë së Veriut prej sot janë përfshirë në sigurimin e rendit përpara bankave dhe marketeve në Prilep, këtë e tha kryetari i Komunës, Ilija Jovanoski nëpërmjet në postimi në profilin e tij të Fejsbukit, në të cilin, ashtu siç sqaroi, me qëllim që të eliminohen rrëmujat e panevojshme edhe përskaj apeleve të shumta që qytetarët të mbajnë distancë

“Për shkak të progresit të të infektuarve të rinj, kërkoj sjelljen e masave shtesë për Komunën e Prilepit. Për atë qëllim, Do të kërkoj nga ministrat që të kyçet më shumë Armata për zbatimin e masave nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë. Patjetër që ta parandalojmë grupimin dhe rrëmujat nëpër banka dhe markete në qytet- shkruan Jovanoski.

Sipas informatave nga numri i përgjithshëm i të infektuarve nga virusi korona në Prilep, dy e treta janë të aftë për punë. Të tjerët janë qytetarë në moshë mbi 60 vjeç dhe 4 fëmijë. Në mesin e të infektuarve janë, edhe gjashtë punëtorë shëndetësorë. Në komunat Prilep, Dollnen, Krushevë dhe Krivogashtan deri më tani janë testuar gjithsej 280 persona. Prej tyre 75 janë pozitivë, ndërkaq për 74 të tjerë priten rezultatet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments