7 C
Tetovo
E diel, 11 Maj, 2025
BallinaLajmePrifti i Kishës Ortodokse në fshatin Suhodoll i Epërm në Mitrovicë ka...

Prifti i Kishës Ortodokse në fshatin Suhodoll i Epërm në Mitrovicë ka raportuar në Polici se të mërkurën disa persona kanë hapur me forcë derën e kishës.

Policia ka filluar ta hetojë rastin, ndërsa nuk raportohet se është marrë diçka nga kisha.

“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë, prift i Kishës Ortodokse, në adresën e cekur, ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Sipas ankuesit nuk mungon asgjë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Rasti u iniciua si dëmtim i pasurisë së paluajtshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments