Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit është takuar me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.
Nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte asnjë përfaqësues, ndërsa nga partitë e tjera ishin të gjithë.
Ndërkohë, pjesëmarrëse ishte Mimoza Kusari Lila që është udhëheqëse e partisë Alternativa dhe njëkohësisht shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Propozimi i presidentes në ftesën dërguar partive, për datën e zgjedhjeve ishin 26 janar 2025, 2 shkurt 2025 dhe 9 shkurt 2025.
Në fjalën e saj, Vjosa Osmani tha: “U pajtuam që si presidencë, ta bëjmë analizën e secilës dhe ta bëjmë publike datën e zgjedhjeve. Vendimi s’është marrë ende.
Nuk e kam parë që dikush e ka quajtur bojkot mospjesëmarrjen e kryetarit të LVV-së, (Albin Kurti) dhe duhet ta përmend që nënkryetari Glauk Konjufca ka shprehu gatishmërinë të vijë, por meqë ftesa ka qenë në nivel kryetarësh e kemi mbajtur këtë parim dhe Konjufca me mirëkuptim e ka zbatuar.
Lista Serbe nuk ka marrë pjesë dhe e kemi pritur dhe partinë e Elbert Krasniqit, por përkundër konfirmimit nuk kanë marrë pjesë.
Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme mundësia ende ekziston, megjithatë shpërndarja e kuvendit kërkon 2/3 e votave. Sot nuk kishte disponim për këto. Për momentin përgatitjet i bëjmë për zgjedhjet e rregullta”.