16.7 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmePresidentja ​Osmani: SHBA nuk do të lejojë prekjen e integritetit territorial të...

Presidentja ​Osmani: SHBA nuk do të lejojë prekjen e integritetit territorial të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se është rikonfirmuar qëndrimi amerikan se ata nuk shtyjnë përpara asnjë zgjidhje në raport me Serbinë që do ta prekte integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në një konferencë pas kthimit nga vizita në SHBA së bashku me kryeministrin Albin Kurti, presidentja u shpreh se kanë kërkuar nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken edhe mbështetje për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Edhe njëherë u rikonfirmua nga administrata amerikane që është e domosdoshme që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe ne kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi njoftuar më detaje sekretarin Blinken se ku qëndrojmë me marrëveshjet. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që asesi nuk shtyjnë përpara asnjë zgjidhje që do ta prekte integritetin territorial, sovranitetin e Republikës së Kosovës apo dhe rregullimin kushtetues të vendit tonë”, deklaroi Osmani.

Presidentja u shpreh se është kërkuar në takimin me Blinken mbështetjen që të bëhen hapa konkrete për anëtarësim të Kosovës në Partneritetin për Paqe, pasi është e rëndësishme për rajonin.

“Kemi kërkuar përkrahjen e SHBA që të bëhen hapa konkretë në anëtarësim në Partnerin për Paqe si hap drejt anëtarësimit në NATO, kemi sqaruar pse kjo është tejet e rëndësishme për rajonin tonë tani kur siguria në rajon dhe në të gjithë Evropën është shumë e brishtë për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe për shkak të intencave ruse të cilat janë historike siç e dini që ta destabilizojë të gjithë kontinentin evropian edhe nëpërmjet Ballkanit Perëndimor”, vijoi Osmani.

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Osmani dhe Kurti morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit për programin Kompakt i cili është i orientuar në sektorin energjetik.

Mirëpo Osmani u shpreh se sekretari Blinken ka pyetur se si mund të SHBA-ja të ndihmojë edhe më tej Kosovën në këtë sektor.

“SHBA siç e dini nëpërmjet marrëveshjes me MCC tashmë kanë dhënë një prej mbështetjeve më të mëdha në historinë e Kosovës në këtë drejtim por ne jemi pyetur nga sekretari Blinken se si mund të ndihmojmë akoma më shumë dhe kemi diskutuar disa nga mundësitë për të cilat do të vazhdojnë diskutimet ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Është diskutuar për zhvillimin ekonomik, sfidat me të cilat po përballemi dhe si mund ta intensifikojmë këtë bashkëpunim me shtetin amerikan dhe si mund të rriten investimet”, tha Osmani.

Presidentja e vendit deklaroi se çështja e Ballkanit të Hapur nuk është hapur fare në takim me Blinken ndërsa tha se çështja e Manastirit të Deçanit është hapur në kontestin e respektimit të Kushtetueses.

“Sa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit është shtruar që gjithnjë e keni dëgjuar më herët edhe nga ana e palës amerikane, në kontestin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Osmani.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka marrë lëvdata nga Shtetet e Bashkuara për radhitjen me shtetet demokratike kundër pushtimit rus në Ukrainë si dhe për mikpritjen e refugjatëve afganë.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments