3.7 C
Tetovo
E mërkurë, 12 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaPresidenti egjiptian-Al Sisi: Rindërtimi i Gazës duhet të bëhet pa i zhvendosur...

Presidenti egjiptian-Al Sisi: Rindërtimi i Gazës duhet të bëhet pa i zhvendosur palestinezët

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, duke kundërshtuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se rindërtimi i Rripit të Gazës duhet të kryhet pa i zhvendosur palestinezët, transmeton Anadolu.

Presidenca egjiptiane njoftoi se al-Sisi zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren daneze, Mette Frederiksen.

Në bisedë thuhet se në rendin e ditës ka qenë rindërtimi i Gazës që ka pësuar shkatërrime të rënda për shkak të sulmeve izraelite, si dhe armëpushimi mes Tel Avivit dhe Hamasit.

Presidneti egjiptian dhe kryeministrja daneze u shprehën se duhet të zbatohen të gjitha fazat e marrëveshjes së armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, si dhe të lehtësohet hyrja e ndihmave humanitare në rajon.

Ndër të tjera, thuhet se dy liderët deklaruan se në kundërshtim me deklaratat e presidentit Trump, rindërtimi i Gazës duhet të bëhet pa i zhvendosur palestinezët që jetojnë në rajon.

Gjithashtu në njoftim thuhet se al-Sisi ka theksuar se rruga drejt paqes së përhershme në rajon është përmes krijimit të një shteti të pavarur palestinez brenda kufijve të vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Trump ndau një plan që përfshin rindërtimin e Gazës në të cilën janë shënuar shkatërrime të rënda për shkak të sulmeve izraelite, si dhe zhvendosjen me forcë të palestinezëve në vendet e rajonit si Egjipti dhe Jordania.

Në planin e tij për të marrë kontrollin e Gazës, Trump është shprehur se palestinezëve të zhvendosur me forcë nuk do t’u jepej e drejta e kthimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments