9.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmePresidenti bullgar Radevi : S’do ta lëmë Kosovën në plan të dytë,...

Presidenti bullgar Radevi : S’do ta lëmë Kosovën në plan të dytë, sidomos në fushën e sigurisë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka thënë se shteti i tij i jep mbështetje të vazhdueshme shtetndërtimit të Kosovës. Ai ka siguruar se Bullgaria do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në procesin e anëtarësimit.

I pyetur për situatën me Serbinë, Radev ka theksuar se Serbia nuk duhet të harrojë që është në proces integrues në BE dhe kjo mund të ndikojë varësisht nga sjellja e saj me Kosovën.

“Mos të harrojmë që Serbia është në proces bisedimi me BE për anëtarësim dhe ky është instrument i fuqishëm për rregullimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Serbisë. Ne këmbëngulim për dialog si mënyrë e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kjo është e vetmja rrugë. Përjashtojmë provokimet e armatosura dhe dhunën. Shprehim shqetësim për situatën në veri të Kosovës”, ka thënë ai.

Radev ka deklaruar se Kosova do të jetë prioritet.

“Bullgaria do të vazhdojë të ngulë këmbë para institucioneve evropiane, të gjithë sukseset do merren parasysh dhe në këtë kontekst të ndërlikuar gjeopolitik kur flasim për integrimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit, nuk mund t’i lejojmë vetes ta lëmë Kosovën në plan të dytë, aq më tepër në fushën e sigurisë”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments