15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaPrej sot për hyrje në Austri është i nevojshëm PCR test

Prej sot për hyrje në Austri është i nevojshëm PCR test

Në Austri në mesnatë hynë në fuqi masat e reja për hyrje në vend nga rajonet e të ashtuquajtura të rrezikshme, në të cilat bien edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për qytetarët e Austrisë, BE-së, Bashkësisë ekonomike evropiane, Zvicrës, si dhe të gjithë shtetasve të vendeve të treta të cilët jetojnë në Austri, kur kthehen në rajonet me rrezik, sipas dekretit të Ministrisë së Shëndetësisë, masat e reja do të thonë se ata duhet të tregojnë PCR test negativ në kufi, jo më të vjetër se tre ditë.

Nëse nuk kanë PCR test gjatë hyrjes, ata duhet të shkojnë në vetizolim, që mund të ndërpritet me PCR të tillë, nëse bëhet në Austri në afat prej 48 orëve, në shpenzim personal.

Nëse PCR testi nuk bëhet në afat prej 48 orëve, personi do të gjobitet deri në 1.450 euro.

Rregull e veçantë vlen për diplomatët, punonjësit sezonalë dhe kujdestarë nga vendet e treta dhe ajo është se ata duhet të tregojnë test PCR negativ dhe të shkojnë në karantinë dhjetë ditor, që mund ta ndërprejnë vetëm pas testit të ri të bërë në Austri, kuptohet nëse është negativ.

Tranzit nëpër Austri pa ndalim është i mundur, sipas dekretit, pa kurrfarë kufizime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments