9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePorositë e Qeverisë që BDI të mësohet në opozitë,Ali Ahmeti: Këto...

Porositë e Qeverisë që BDI të mësohet në opozitë,Ali Ahmeti: Këto janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka komentuar edhe porositë e ditëve të fundit nga Qeveria e re që BDI të mësohet në opozitë, përcjell TV21. Për këto porosi, kreu integrist tha se janë “ilahie” që i dëgjon çdo ditë, por shtoi se askush nuk iu përgjigjet kërkesave të BDI-së dhe Frontit Europian për çështje parimore që garantojnë paqe, stabilitet, siguri dhe një të ardhme për vendin.

Pjesë nga intervista e Ali Ahmetit për REL.

Ali Ahmeti: Këto janë “ilahie” që i dëgjoj çdo ditë. Por, nuk kam dëgjuar t’ju përgjigjen kërkesave të BDI-së dhe Frontit Evropian për çështje parimore që garantojnë paqe, stabilitet, siguri dhe një të ardhme për vendin.

E para, anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian. E dyta, hajde të biem dakord. Të bëjmë vetting për të gjitha institucionet e shtetit: për përfaqësuesit e partive politike, deputetët, ministrat, kryetarët e komunave, prokurorët, gjykatësit. Të bëjmë një skaner për të gjithë këta, sepse gjyqësia është në nivelin më të ulët të besueshmërisë. Të bëjmë gjyqësi të besueshme, kredibile, për qytetarët.

Pika e tretë është hapja e hetimeve për të gjitha partitë politike. Së katërti, pse të mos hapen hetime për prejardhjen e pasurisë së të gjithë politikanëve në vend? Hetime mbi privatizimin e viteve 1991-1992. Dy miliardë euro ka qenë kostoja e privatizimit. Ku përfundoi pasuria shoqërore?

Dhe e fundit, legjitimiteti. Pse shqiptarët të dalin në zgjedhje kur dikush tjetër zgjedh përfaqësuesit e tyre? Kjo ishte teoria e Sllobodan Millosheviqit: të zgjedhim dhe të mbajmë afër “shqiptarët e ndershëm”. Dhe unë, në kohën e tij e kam luftuar regjimin, nga ku isha “shqiptari i keq”. Sinan Hasani, Rahman Morina ishin “shqiptarët e mirë”. Tani, në vitin 2024, këtu, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, unë sërish jam “shqiptari i keq”.

Çdo grithje, çdo prekje, që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimit etnik, ligjit për përdorimin e gjuhëve, ka pasoja të rënda dhe na kthen prapa. Kështu veproi sistemi i kaluar.

Në fund të viteve ’50, në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së atëhershme i hoqën shqiptarët nga emërtimin “albanci” dhe i zëvendësuan me “shiptari”. Kjo çështje u rregullua në vitin 1974, nga ku e hoqën“shiptari”, dhe e vendosën “albanci”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments