7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePorosia e Klinton në Tiranë që humbi për shkak të përkthimit: Serbët...

Porosia e Klinton në Tiranë që humbi për shkak të përkthimit: Serbët gabuan që nuk dolën në zgjedhje

sh-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton i cili qëndroi në Tiranë të hënën me ftesë të kryeministrit Edi Rama ka folur edhe për situatën në Veri. Fjalimi i tij u komentua shumë edhe për shkak se u përkthye me disa gabime. Klinton në të vërtetë adresoi kritika për mosdaljen e serbëve në zgjedhjet e 23 prillit në Veri të Kosovës.

“Kosovarët i krijuan këto katër komuna për të mirën e serbëve për t’ua dhënë atyre edhe 4 kryetarë sikurse edhe vendet në Parlament. Kështu që ata gabuan që nuk dolën për të votuar”, ka thënë klinton.

”Çfarë çështje e madhe politike do të avancohej nga fakti se kush udhëheq me këto qytete te vogla”, ka pyetur Klinton.

Më tej, Clinton i ka quajtur marrëzi tensionet në Veriu duke kërkuar që të ndalen.

“Unë mendoj që është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë [në Kosovë], të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të shprehur qëndrimin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”, ka thënë ai./Express/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments