9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmePorfirije thërret për dialog me shqiptarët në Kosovë

Porfirije thërret për dialog me shqiptarët në Kosovë

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, ka ftuar sot shqiptarët e Kosovës në dialog sepse, siç theksoi, në Kosovë ka vend për të gjithë.

Në një takim shkencor, me titullin “Kosova – histori dhe trashëgimi kulturore”, ai tha po ashtu se Kisha “nuk mund të jetë pjesë e asnjë negociate politike apo marrëveshjeje” për Kosovën.

“Jemi dëshmitarë të llojeve të ndryshme të revizionizmit historik. Por këtu nuk bëhet fjalë as për revizionizëm, kur viktimat dhe kriminelët ndërrojnë vendet. Po bëhen ndërtime krejtësisht fiktive, imagjinare në lidhje me vendet e shenjta serbe. Përsëri, të udhëhequr nga dashuria e Krishtit, ne bëjmë thirrje për dialog ndërmjet shqiptarëve të Kosovës”, tha ai, duke shtuar se, “siç ka vend për të gjithë në Kosovë”, ashtu ka edhe “hapësirë ​​për dialog për jetën e njerëzve” në Kosovë, theksoi Patriarku serb, njoftoi “Tanjug”, transmeton Klankosova.tv.

Porfirije tha se Kisha Ortodokse Serbe nuk dëshiron që të ketë të drejta të posaçme askund, përfshirë edhe në Kosovë, teksa shtoi se “të drejtat dhe liritë universale njerëzore dhe fetare nuk munden të jetë pjesë e negociatave për statusin dhe pjesë e marrëveshjeve politike”.

Qëndrimi i Kishës Ortodokse Serbe përkon me qëndrimin e Beogradit zyrtar, i cili nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. /Klankosova.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments