Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se çështja e dëmshpërblimeve për pushtimin e Polonisë në Luftën e Dytë Botërore është “e mbyllur nga perspektiva e qeverisë gjermane”.
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun polak, Zbigniew Rau, ajo tha se Gjermania i qëndron përgjegjësive të saj historike, raporton deutschewelle.
Të hënën, Rau nënshkroi një notë diplomatike drejtuar Berlinit me qëllimin për të nisur një “zgjidhje të përhershme, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare ligjore dhe materiale të pasojave të agresionit dhe pushtimit gjerman nga 1939 deri në 1945”, dhe kërkoi kompensim prej 1.3 trilion euro.