2.7 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePollog, ulet numri i të shtruarve dhe rasteve të reja me Kovid

Pollog, ulet numri i të shtruarve dhe rasteve të reja me Kovid

Situata me virusin korona në rajonin e Pollogut po qetësohet. Ditët e fundit është ulur numri i rasteve të reja dhe të viktimave në këtë rajon. Në Gostivar, për momentin 3 pacientë po trajtohen në spitalin modular, ndërsa gjithsej 17 persona janë të shtruar.

 “Në repartin infektiv sot kemi 14 pacientë nga të cilët pesë janë në terapi oksigjeni, ndërsa në modular, tre pacientë që nuk janë në oksigjen dhe janë me simptoma të lehta të virusit. Numrat bien, edhe tek të pa vaksinuarit, por ka përmirësime edhe tek ata që janë me virus pra janë me pasqyrë klinike më të lehtë.  Zvogëlohet edhe numri në kontrolle ambulatore por edhe ata që vijnë janë me klinikë më të lehtë. Këto dy ditë ka pasur vetëm një të vdekur”- deklaroi D-r Ratko Naumovski, Kryeshef i repartit infektiv.

Është ulur numri i të shtruarve nga Covid-19 edhe në spitalin e Tetovës. Për momentin 28 pacientë janë të shtruar në repartin infektiv. Të gjitha pacientët janë me mbështetje të oksigjenit. Nga spitali i Tetovës njoftojnë se është ulur numri edhe i kontrolleve ambulantore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments