12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaPolitikani gjerman: S’është i mundur pezullimi i vizave, të mos pranohet një...

Politikani gjerman: S’është i mundur pezullimi i vizave, të mos pranohet një asociacion “Republika Serbe 2.0”

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë Michael Roth, e ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron, rreth pezullimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Roth tha se nuk e sheh të mundur pezullimin e vizave për kosovarët, duke shtuar se kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, punojnë ngushtë për t’i zgjidhur çështjet në terren, në këtë rast Kosovën dhe Serbinë.

Para disa javësh, shefi i shtetit francez tha se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi.

Gjermani foli po ashtu edhe rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është shumë e vështirë që të spekulohet për iniciativat e reja dhe për konceptet e reja, idetë e reja. Ishte mesazh imi për qeverinë që të mbetet e përkushtuar ndaj dokumenteve që janë në tavolinë, që është implementimi i Marrëveshjes se Ohrit, që është kyç. Iniciativa franko- gjermane mund të jetë ndihmuese. Përsëri çështja më delikate është AKMSHS, implementimi i Asociacionit . Që të jem shumë i qartë jam shumë kundër “Republika Srpska’s 2.0”, këtu në Kosovë, por një strukturë federale një ndarje e drejtë e kompetencave që nuk është kërcënim apo rrezik për unitetin e Kosovës mund të jetë opsion për t’i kapërcyer kontestet e së kaluarës dhe për t’i përmbushur zotimet që janë në tavolinë qe 10 vjet. Dhe mendoj se nuk dua t’i lë në hije bisedimet e nivelit të lartë me spekulime. Dhe të dyja palët e dinë se sa me rëndësi është që të ecet para që të pajtohen për rezultate pozitive”, ka thekuar Roth, raporton Express.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments