Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli si “të korruptuar” dhe u ndaloi hyrjen pesë politikanëve të rëndësishëm bullgarë dhe familjeve të tyre duke zgjeruar në këtë mënyrë përdorimin e këtij mekanizmi në luftën kundër korrupsionit në vendet aleate.
DASH e përdori shpalljen “të korruptuar” për herë të parë kundër Adriatik Llallës në vitin 2018 ndërsa Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president, i shpall javën e kaluar, politikani më i lartë deri më sot që bie nën shënjestrën e amerikanëve. DASH ka shpallur gjithashtu emërtimin si të korruptuar të politikanëve Tom Doshi dhe Vangjush Dako, krahas politikanëve të ndryshëm nëpër botë.
Por larmishmëria e politikanëve dhe biznesmenëve bullgarë të shpallur të tillë të mërkurën i jep një kontekst të ri luftës së administratës Biden kundër korrupsionit.