15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmePolicia nis t’i largojë barrikadat e vendosura në Leposaviq

Policia nis t’i largojë barrikadat e vendosura në Leposaviq

Policia e Kosovës ka filluar t’i largojë barrikadat që janë vendosur në Komunën e Leposaviqit.

Largimi i barrikadave ka nisur disa minuta pasi Kryetari Lulzim Hetemi arriti të futej brenda objektit të komunës, në zyrën e kryetarit.

T7 publikoi më herët pamje ku shihej një automjet i Njësisë Speciale duke e goditur një kamion-barrikadë, që ishte vendosur në rrugë.

Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës së Leposaviqit, aty është vendosur flamuri i Kosovës.

Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve.

Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë.

Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments