10.5 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmePolicia kontrolle në Këshillin Gjyqësor

Policia kontrolle në Këshillin Gjyqësor

Assesi të stabilizohet situata në Këshillin Gjyqësor. Tre ditë më herët inspektorë të Policisë kanë kontrolluar kamerat e këtij institucioni pasi një prej anëtarëve ka dyshuar që dikush i ka hyrë në zyrë pa leje dhe ka gërmuar në gjërat e tij. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev e konfirmoi këtë aksion policor por nuk tregon në qoftë se deri tani është zbuluar diçka. Kjo nuk do të jetë “përballja” e vetme e Këshillit Gjyqësor me drejtësinë, javën e kaluar anëtarja e këtij institucioni Vesna Dameva paditi këtë institucionin dhe anëtarë të caktuar për shkelje ligjore gjatë procedurës së shkarkimit të saj.

“Asnjë problem nuk shohë në këtë situatë, edhe pse e shohë që në media kjo veçse është plasuar, mirëpo ne nuk fshihemi nga kjo situatë, situata është e tillë, meqë kemi kështu dyshimesh, është e rrugës që të hetohet në mënyrë që të shihet se si qëndron puna”, tha Sashko Georgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments