18.9 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia Financiare kryen kontrolle në M-NAV

Policia Financiare kryen kontrolle në M-NAV

Nga Drejtoria e Policisë Financiare për TV21 njoftojnë se po kryejnë kontrolle në M-NAV. Nga ky institucion thonë se po veprohet në bazë të kallëzimit që është bërë.

“Sipas kompetencave tona do të bëjmë kontrolle për të parë nëse ka dyshime për vepra penale. Do të bëhen kontrolle në pjesën financiare, në procedura e kështu me radhë. Do të veprojmë sipas kallëzimit që është paraqitur dhe sipas kompetencave të Drejtorisë së Policisë Financiare, do të kryejmë kontrolle dhe inspektime në funksionimin e M-NAV”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare për TV21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments