Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale kundër kompanisë Bauer-feind Sh.P.K. dhe drejtueses së saj me inicialet I.T., nën dyshimin se me deklaratë të rrejshme e ka dëmtuar buxhetin e Fondit për Sigurim Shëndetësor në vlerë prej 142 mijë euro. E dyshuara, ka dhënë deklarata të rrejshme të cilat i ka vulosur në noter, për mjete ndihmëse ortopedike që i janë faturuar Fondit për Sigurim Shëndetësor, pavarësisht se mjetet ortopedike nuk kanë qenë në përputhje me indikacionet mjekësore dhe diagnozat e caktuara në listën e mjeteve ndihmëse ortopedike për nevojën e përdorimit të të cilave, duhet të japë vërtetim mjeku specialist. Me këtë, e dyshuara dhe kompania, e ka mashtruar Fondin dhe e kanë sjellë në huti institucionin, duke i mundësuar kompanisë që të faturojë vlera të ndryshme për vegla të ndryshme ortopedike.