11.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmePolicia fillon hetime për rrjetin social “Telegram”, ku përhapeshin foto eksplicite të...

Policia fillon hetime për rrjetin social “Telegram”, ku përhapeshin foto eksplicite të të miturve

Byroja për Siguri Publike (BSP) kanë filluar hetimin për motivin dhe formimin e grupit të “Dhomës Publike” në rrjetin social “Telegram” në të cilën nxënësit e shkollave të mesme shpërndajnë dhe komentojnë fotografi eksplicite, njoftoi nëpërmes profilit të saj në Facebook, zv. ministrja e MPB-së, Sllavjanka Petrovska.

Për të kuptuar më shumë rreth ngjarjes,  “A1on” ka kontaktuar me një profesoreshë nga një shkollë e mesme e cila theksoi se bëhet fjalë për fotografi të vajzave të mitura prej 12 dhe 13 vjeç. Një pjesë e fotografive sipas profesoreshës, janë marrë nga profilet e tyre, por disa janë marrë nga komunikimi privat me shokët ose partnerët e tyre. Profesoresha shton se një pjesë e profileve janë të rrejshme dhe nuk dihet mosha e anëtarëve të grupit.

Ndryshe, për hapjen e këtij grupi në “Telegram” dit më parë raportoi, “Radio MOF”, e cila sipas raportimeve me sukses ishte bërë pjesë e këtij grupi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments