Policia e Tetovës ka konfirmuar rastin e dëmtimit të pronës së huaj nga ana e NPK-Tetova, ku janë dëmtuar respektivisht thyer disa drunj në pjesën afër stadiumit të qytetit.
” Po është denoncuar rasti në polici dhe organet kompetente kanë dalur në vendgjarje për të fotodokumentaur rastin dhe po punohet në zbardhjen plotë të tij” tha Fatmir Rexhepi zëdhënës i policisë së Tetovës .


