8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmePolicia e Tetovës: Nuk do të ketë kontrolle nëpër shtëpi të qytetarëve

Policia e Tetovës: Nuk do të ketë kontrolle nëpër shtëpi të qytetarëve

Policia e Tetovës i ka demantuar shkrimet në disa mediume, se do të ketë kontrolle nëpër shtëpi të qytetarëve nga ana e policisë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se kontrollet për mbrojtje nga coronavirusi, janë në pajtim me vendimet e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“SPB Tetovë i hedh poshtë si të pavërteta informacionet të publikuara në disa mediume, se do të kryhen kontrolle në shtëpi, të cilat i konsiderojmë si spekulime dhe informacione të rrejshme, të cilat kanë ndikim negativ në situatën në të cilën ndodhemi”.

“Policia kryen aktivitete vetëm për zbatim të dekreteve qeveritare, qëllimi i të cilave është të parandalohet Covid-19. Në këto aktivitete, do të kontrollohet përdorimi i pasjisjeve mbrojtëse nga ana e qytetarëve. Gjithashtu do të kontrollohet respektimi i protokolleve në objektet hotelerike, si dhe objekte tjera publike”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata sërish apelojnë tek qytetarët që t’u përmbahen masave për parandalimin e coronavirusit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments