17.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaPolicia bullgare gjeti 18 persona të vdekur në kamion të braktisur

Policia bullgare gjeti 18 persona të vdekur në kamion të braktisur

Të paktën 18 persona duke përfshirë një fëmijë janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në Bullgari, thotë qeveria e saj.

Automjeti duket se po transportonte ilegalisht rreth 40 emigrantë. Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim, transmeton Telegrafi.

Njerëzit në kamion ishin të ftohtë, të lagur dhe nuk kishin ngrënë prej disa ditësh, tha ministri i shëndetësisë.

Besohet se ky është incidenti më vdekjeprurës me emigrantë në Bullgari.

Bullgaria prej kohësh është ballafaquar me vështirësi për t’u marrë me një numër të madh njerëzish që përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian nga Turqia.

Kamioni – i gjetur pranë fshatit Lokorsko, në veri-lindje të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje – po transportonte ilegalisht emigrantët e fshehur nën disa dru, tha ministria e brendshme.

Ministri i Shëndetësisë Asen Medzhidiev përshkroi kushtet brenda kamionit: “Ka pasur mungesë oksigjeni për ata që ishin mbyllur në këtë kamion. Ata ishin të ngrirë, të lagur, nuk kanë ngrënë për disa ditë.”

Katërmbëdhjetë persona të gjetur të gjallë në kamion, duke përfshirë tetë në gjendje të rëndë, u dërguan në spital, shtoi ai, ndërsa 10 persona të tjerë u gjetën të fshehur aty pranë dhe do të dërgoheshin në spital për ekzaminim.

Policia po kërkon për trafikantët e qenieve njerëzore që besohet se kanë drejtuar kamionin dhe kanë ikur, thanë zyrtarët. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments