Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar për sot (e enjte), protestë gjithëpopullore në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për pagën minimale.
Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës.