26.6 C
Tetovo
E hënë, 1 Shtator, 2025
BallinaLajmePolici nga Çairi akuzohet për shpërdorim të detyrës – gjatë punës i...

Polici nga Çairi akuzohet për shpërdorim të detyrës – gjatë punës i ka humbur 11 letërnjoftime

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup kundër D.S., polic në Stacionin Policor Çair pranë SPB Shkup, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 4 i Kodit Penal.

I denoncuari, si person zyrtar në hapësirat e Njësisë për Çështje Administrative Shkup, ka nënshkruar dhe ka marrë 11 letërnjoftime dhe një listë-raport për dokumente të skanuara për persona që jetojnë në rajonin e PO Mirkovci në komunën Çuçer Sandevë. Pas marrjes, ai nuk ka ushtruar kontroll të duhur mbi to, nuk i ka dorëzuar në PO Mirkovci për t’u tërhequr nga qytetarët, e as nuk ka raportuar se dokumentet mungonin. Me këtë veprim, qytetarëve u është shkaktuar dëm material dhe u është kufizuar e drejta për përdorimin dhe marrjen me kohë të letërnjoftimeve.Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të propozojë nisjen e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës dhe do të vendosë masa të detyrueshme: marrjen e armës dhe municionit zyrtar, si dhe pezullimin nga puna deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments