3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmePolici kapet duke vizatuar grafite për VMRO-DPMNE-në në Tetovë

Polici kapet duke vizatuar grafite për VMRO-DPMNE-në në Tetovë

Mbrëmë pas mesnate në Tetovë është kapur një polic duke vizatuar gravite me përmbajtje të partisë maqedonase VMRO-DPMNE në vende publike.

Kur patrulla policore ka kontrolluar nëpër qytet, e kanë kapur nëpunësin policorë. Ai në atë moment vetëm se kishte vizatuar flamurin “Vergina” dhe mbi shkrimin VMRO-DPMNE.

Polici ka vizatuar grafitin së bashku me pesë persona të tjerë.

Kur policia i ka pyetur nëse kanë leje për vizatim, ata janë kthyer: “Do të pyetni në selinë e partisë”.

Policia u ka kërkuar vetëm letërnjoftimet, ndërsa polici vet është legjitimuar duke u prezantuar si kolegë i tyre.

Polici thuhet se është pjesë e policisë kufitare. Ngelet të shihet nëse MPB do të ngritë procedurë disiplinore kundër tij dhe shokëve të tij.

linku https://zhurnal.mk/tetove-polici-kapet-duke-vizatuar-grafite-per-vmro-dpmne-ne/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tetove-polici-kapet-duke-vizatuar-grafite-per-vmro-dpmne-ne

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments