Analisti Politik dhe profesori Visar Ademi përflitej se do të jetë kryetar i partisë më të re në Maqedonin e Veriut, pra Lëvizjes Vetëvendosje.
“Para dy muajsh kam pasur takim me zotin Kurti edhe ideja e Vetëvendsjes tek ai ka qenë e kahmotshme dhe vazhdon të jetë aktive që Maqedonisë i duhet një filozofi politike, një mendim, një ide sic e ka Vetëvendosja. Kemi folur gati dy orë se cilat mund të jenë planet”, tha Visar Ademi në Podcast te gazetari Mefail Ismaili.
I pyetur se kur pirtet të ndodh kjo, Ademi tha që përgjigja duhet të jepet nga ata që janë pjesë e proceseve politike dhe atyre që vendosin, duke aluduar te Kurti.
Së fundmi, lideri i LD njoftoi që Vetëvendosja do t’i bashkohet bllokut opozitar përmes kandidatëve në listat e përbashkëta për deputetë, por në fakt, kjo nuk do të thotë që Vetëvendosje do të ekziston de jure e certifikuar si parti politike në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshe, këtë nisje të themelimit të VV-së së Kurtit në Maqedoni e ka inicuar këshilltari i tij nga Ohri, Bekim Qoku. Flaka Media