Me zor nuk qëndrohet bashkë dhe në vend të produktivitetit shkencor, të humbasim energjinë krijuese duke u marrë me politikat ditore dhe fragmentimet etnike, kulturore, konfesionale… Kështu i është përgjigjur Akademik Abdylmenaf Bexheti koleges së tij, Katica Qullavkova, e cila në një intervistë në Kanal 5, tha se Akademia e Shkencave e Maqedonisë duhet të jetë vetëm e maqedonasve dhe se shqiptarët duhet të themelojnë Akademinë e tretë (pas asaj në Shqipëri dhe Kosovë).
Qullavkova, e njohur për qëndrime antishqiptare, ka kërkuar së fundmi që Akademia e Shkencave e Maqedonisë të jetë etnikisht e pastër, ndërsa këtë e ka arsyetuar me “mbrojtjen e identitetit maqedonas”. Megjithatë, akademik Bexheti përgjigjet se PO, shqiptarët janë të gatshëm të ndahen në Akademi të dytë në vend – vetëm me shqiptarë, por me Buxhet dhe hapësira e kushte njëjtë sikurse Akademia maqedonase të cilën e mendon Qullavkova.
Statusi i plotë në FB i Akademik Abdylmenaf Bexheti:
Të dashur miq,
Që në fillim, të qartësoj këtë paraqitje me shkas! Si zakonisht, duhet të reagoj publikisht ndaj qëndrimeve individuale të disa akademikëve maqedonas, fatkeqësisht edhe të kryetarit (Akad.Kocarev) i ndjekur, mbase edhe i motivuar nga akad.Qullavkova me disa kolegë tjerë.Nuk kam asgjë kundër qëndrimeve individuale të gjithësecilit akademik, aq më tepër mundohem t’i kuptoj edhepse nuk i arsyetoj. Kjo gjithnjë përderisa nuk prekin dinjitetin dhe interesin tonë kombëtar. Në mendjen e tyre për çfarëdo që të ndodhë, fajtor kujdestar jemi ne SHQIPTARËT, që bashkarisht me maqedonasit, por edhe të tjerët, e bëmë dhe e zhvillojmë shtetin, në disa aspekte edhe më shumë se vet ata.
Nuk do merrem me ‘kushtrimin’ e kryetarit, akad. Kocarevit për rezistencën ndaj proceseve integruese të vendit me preteks të ruajtjes së identitetit të pacënuar maqedonas, por me propozimin e Qullavkovës për krijimin e Akademisë së tretë shqiptare, siç thotë ajo në intervistën e fundit (në TV Kanal 5).Nëse nuk na duan në gjirin e tyre, të përfaqësuar kështu sa dhe si jemi, pa u konsultuar edhe me kolegët tjerë shqiptarë, meqë besoj se nuk kanë anjë kundërshti, ja publikisht po deklarohem se jemi në gjendje ta krijojmë atë, por jo më ‘ilegalisht, joformalisht e privatisht’, siç kemi vepruarv në të kaluarën me Institucionet tona fillestare, por të ndahemi MENJËHERË dhe pa hezitim me të gjitha mjetet financiare, hapësinore dhe teknike. Menjëherë të tërheqim 30%-shin e buxhetit publik nga AShAM-i dhe të bëhemi hisedarë me gjitha asetet publike që janë krijuar nga paratë publike të taksapaguesve. Me zorr nuk qëndrohet bashkë dhe në vend të produktivitetit shkencor të humbasim energjinë krijuese duke u marrë me politikat ditore dhe fragmentimet etnike, kulturore, konfesionale,…etj.Nëse nuk na duan në gjirin e tyre, të përfaqësuar kështu sa dhe si jemi, pa u konsultuar edhe me kolegët tjerë shqiptarë, meqë besoj se nuk kanë anjë kundërshti, ja publikisht po deklarohem se jemi në gjendje ta krijojmë atë, por jo më ‘ilegalisht, joformalisht e privatisht’, siç kemi vepruarv në të kaluarën me Institucionet tona fillestare, por të ndahemi MENJËHERË dhe pa hezitim me të gjitha mjetet financiare, hapësinore dhe teknike. Menjëherë të tërheqim 30%-shin e buxhetit publik nga AShAM-i dhe të bëhemi hisedarë me gjitha asetet publike që janë krijuar nga paratë publike të taksapaguesve. Me zorr nuk qëndrohet bashkë dhe në vend të produktivitetit shkencor të humbasim energjinë krijuese duke u marrë me politikat ditore dhe fragmentimet etnike, kulturore, konfesionale,…etj.