11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaEkonomiPlani operativ për punësim në vlerë prej 1,8 miliardë denarë , do...

Plani operativ për punësim në vlerë prej 1,8 miliardë denarë , do të përfshijë gati 15.000 persona

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar sot Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësimin dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2022.

Plani Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 përcakton programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të ofrojnë hapje të vendeve të reja të punës, mbështetje për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësueshmërisë së të papunëve, veçanërisht për të rinjtë. të papunëve afatgjatë dhe përfituesve të së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetje për të papunët të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, pra nga data 11.03.2020.

Plani operativ i punësimit pritet të përfshijë 14.685 persona, ndërsa për programe, masa dhe shërbime për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments