Spitali modular në Shkup i është vënë dryni. Kjo për shkak se një pjesë e çatisë ka nisur të pikojë.
“Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut para disa ditëve, një pjesë e çatise së spitalit modular këtu në Shkup është prishur, ndërkaq fatmirësisht nuk ka pasur asnjë pacientë brenda”, raporton gazetarja e TV21, Arbana Qerimi.
Megjithatë arsye tjetër e mbylljes së modularit, siç shpjegojnë nga Klinika Infektive, është edhe ulja e numrit të të hospitalizuarve.