1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmePIKON ÇATIA, EDHE PSE U HARXHUAN 10 MILIONË EURO PËR RINOVIMIN E...

PIKON ÇATIA, EDHE PSE U HARXHUAN 10 MILIONË EURO PËR RINOVIMIN E TEATRIT SHQIPTAR NË SHKUP

Edhe pse u shpenzuan mbi 10 milionë euro për rinovimin e objektit teatror, godina e re ende me probleme të vjetra.

Drejtori aktual i Teatrit, Ylber Murtezi thotë se ky problem nuk mund të sanohet, nuk kanë mjete shtesë nga Ministria e Kulturës dhe tha se nuk mund të biej në kontakt me pronarin e firmës italiane Shensia, e cila e ka ndërtuar teatrin, përcjell TV21.

“Nuk kam asnjë qasje me ata, një përfaqësues tjetër që e kanë lënë në Maqedoni, në momentin që reagova nëpërmjet mediumeve, të nesërmen erdhën 3-4 punëtorë, u ngjitën lart kinse po punojnë diçka, por në momentin që punëtori i tyre thotë se kjo është zgjidhje e përkohshme, atëherë gabimi më i madh është se nga kulmi kanë larguar pjesën kryesore që e mbron nga rrjedhja”, u shpreh Ylber Murtezi, U.D. Drejtor.

Rrjedhja e kulmit paraqet rrezik të madh, u ankua Murtezi, sepse pikon mu pranë instalimit të rrymës. Meqë pikon në mes të skenës ai thotë se nuk ka kushte për punë.

“Kemi kushte elementare për të mbajtur provat, por për të mbajtur premierën dhe pastaj të vazhdojmë me reprizën mendoj se do të jetë pak e rëndë. Me vetë faktin se ky institucion u nis për problemin e njëjtë sepse rrjedhte në kulm, por jo deri në këtë derexhe që të rrim në skenë me kova dhe të shohim ku po rrjedh, ku nuk po rrjedh”, tha Ylber Murtezi, U.D. Drejtor.

Përndryshe rikonstruimi i Teatrit Shqiptar në Shkup ka nisur në vitin 2013, e përfundoi në tetor të vitit 2019, mirëpo ende nuk ka dritë jeshile për hapjen zyrtare të këtij objekti të rëndësishëm kulturor. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk ua jep lejen e nevojshme.

Në krye të këtij institucioni për 18 vite ka qëndruar Adem Karaga, kuadër i BDI-së, e në mars të këtij viti udhëheqja i kaloi aktorit Ylber Murtezi, nga Alternativa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments