Kompania farmaceutike amerikane Pfizer, do të zvogëlojë përkohësisht porositë e vaksinave kundër coronavirusit në Evropë. Gjithçka po ndodh derisa nuk rriten kapacitetet prodhuese, ka bërë të ditur sot Instituti norvegjez për shëndetësi publike.
“Ky zvogëlim i përkohshëm do të ndikojë në të gjitha vendet evropiane”, thuhet në kumtesën e institutit norvegjez,rtk
Nga ky institut kanë bërë të ditur se sot rreth orës 10 e kanë kuptuar që porositë do të zvogëlohen dhe kjo ka ndodhur si pasojë e kufizimit të prodhimit në Pfizer, qëllimi i të cilës është rritja e kapaciteteve prodhuese në dy miliarda doza të vaksinës brenda një viti.
“Ende nuk dihet se sa kohë do të nevojitet para se Pfizer sërish të arrijë kapacitetet maksimale të prodhimit”, thuhet ndër tjera në kumtesë.