12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmePetrovska: Nëse konkurset për punësim nuk përfundojnë deri në shpalljen e zgjedhjeve,...

Petrovska: Nëse konkurset për punësim nuk përfundojnë deri në shpalljen e zgjedhjeve, do të stopohen dhe do të vazhdojnë pas procesit zgjedhor

Plotësimi i kapaciteteve të Armatës së Maqedonisë së Veriut zhvillohet në bazë të planeve dhe kërkesave vjetore të Shtatmadhorisë së Armatës. Konkurset për punësim të cilat vijojnë, nëse nuk finalizohen para shpalljes së zgjedhjeve, sipas Afatit Zgjedhor, do të stopohen dhe do të vazhdojnë pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska

Ajo sqaroi se planet vjetore për plotësimin e kapaciteteve të armatës së Maqedonisë së Veriut zhvillohen, në përgjithësi në disa mënyra, ndërsa ushtarët profesionistë si numër më i madh i të përfaqësuarve në Armatë gjithnjë kanë pozicione më të shumta të punës.

Përveç konkursit i cili përfundoi me të cilin ishin promovuar ushtarët profesionistë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, para dy ditëve është shpallur konkurs i ri për punësim të 300 ushtarëve profesionistë, si dhe për 30 oficerë të cilët do të duhet ta plotësojnë arsimin e tyre civil në Akademinë Ushtarake, ndërsa ka edhe një konkurs të brendshëm për nënoficer

Këto konkurse, theksoi ministria, janë publikuar në bazë të kërkesës që është bërë në fillim të janarit të këtij viti nga Shtatmadhoria e Armatës, ndërsa në përputhje me të gjitha planet për plotësimin e kapaciteteve, por edhe duke pasur parasysh numrin e daljeve të personelit nga Armata në bazë të daljes në pension, shkarkimeve dhe arsyeve të tjera. “Kështu që, ka një konkurs në vazhdim dhe sigurisht që sipas rregullave dhe Kodit Zgjedhor do të jemi veçanërisht të kujdesshëm për çdo veprim në lidhje me këto konkurse nëse nuk përfundojnë përfundimisht, deri në shpalljen e zgjedhjeve, sipas Ligjit do të ndalen dhe do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur pas përfundimit të procesit zgjedhor”, tha Petrovska në pyetjen e gazetarëve para pjesëmarrjes në tribunën e Lidhjes së Luftëtarëve me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të qyteteve – shtetit.

Ministria e Mbrojtjes para dy ditëve publikoi Konkurs publik për pranim të 300 ushtarëve profesionistë në shërbimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në dhjetor, të vitit 2023, në kazermën “Ilinden” ishin promovuar 150 ushtarë profesionistë në radhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vitin e kaluar në të dy konkurset publike janë pranuar gjithsej 300 ushtarë profesionistë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments