Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë një numër njerëzish të bllokuar në automjete në rajonin verilindor të Katalonjës në Spanjë teksa deri më tani nuk ka pasur raportime për të vdekur apo të lënduar.
Alarmi më i lartë i kuq është shpallur në provincën bregdetare nga agjencia kombëtare e motit e Spanjës AEMET, shkruan Euronews, transmeton Dukagjini.
Agjencia e Mbrojtjes Civile e Katalonjës u bëri thirrje banorëve në Deltën e Ebros në Tarragona të qëndrojnë brenda shtëpive, pasi AEMET paralajmëroi për 180 mm shi në 12 orë në zonë.
Nisjet e trenave nga qytetet e Barcelonës dhe Valencias janë pezulluar deri në një njoftim të dytë përgjatë Korridorit Mesdhetar kryesisht bregdetar. Disa rajone në Spanjën juglindore, përfshirë Ishujt Balearik janë goditur ditët e fundit nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.
Moti i keq është shkaktuar nga stuhia Alice në Mesdheun perëndimor.