Më 24.02.2025, në orën 14:54, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Penal-Korrektues Burgu i Idrizovës se më 23.02.2025, rreth orës 21:20, në repartin e grave është prishur rendi dhe qetësia publike pas një përleshjeje fizike mes të dënuarave H.D. dhe E.A.
Si pasojë, E.A. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e rastit.