5.2 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmePërgjegjësi penale për pronarët që nuk ua dhanë pagat punëtorëve

Përgjegjësi penale për pronarët që nuk ua dhanë pagat punëtorëve

Qeveria kërkon përgjegjësi penale nga gati 1,200 kompani për keqpërdorimin e ndihmës shtetërore për dhënien e pagës. Sipas listave të publikuara në faqen e internetit të Qeverisë, akuzat janë ngritur kundër të gjitha ndërmarrjeve në Prokurorinë Themelore Publike. Më shumë se 3,000 punonjës nuk i morën pagat, megjithëse punëdhënësit pranuan ndihmë shtetërore. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Alsat, shteti është dëmtuar për gati një milion euro.

Prokurori që vepron ndaj lëndës për zbardhjen e plotë të pretendimeve i pret përgjigjet që duhet t’i jep Drejtoria e të Ardhurave Publike”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Masa e ndihmës financiare për lëshimin e pagave u realizua për shtatë muaj dhe ishte një nga masat më të përdorura për t’i menaxhuar pasojat e pandemisë. Sindikatat vazhdimisht i bëjnë thirrje shtetit që të vendosë gjoba më të larta, por edhe dënime me burg deri në një vit për punëdhënësit që nuk i kanë paguar punëtorët e tyre. Tani për tani, DAP u jep kohë shtatë ditë për t’i paguar paratë, e nëse nuk i paguajnë, do ia bllokojë llogaritë dhe do të vijojë arkëtim i detyrueshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments