Në Reçicë të Vogël në Tetovë, në selinë e BDI-së është zhvilluar takim mes kryetarit të integristëve, Ali Ahmetit dhe kryetarit dhe pjesëtarëve të tjerë të ASh-së, transmeton TV21.Pas takimit kryetari i ASh-së, Ziadin Sela tha se në këtë takim është bërë koordinim dhe se është biseduar për proceset aktuale në vend.
Tha se “duhet të jemi vigjilent që të mos lejojmë vazhdimin e taktikizimeve të cilat do ta dobësojnë pozitën e shqiptarëve në vend”.
Më tej Sela është pyet edhe për listat zgjedhore lokale të Frontit Europian.
“Është proces në sipër i cili diskutohet, por marrëveshje konkrete akoma nuk ka”, tha Sela.