22.5 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmePërfundon në Kosovë, procesi i regjistrimit të popullsisë, Kastrati: Kemi kaluar...

Përfundon në Kosovë, procesi i regjistrimit të popullsisë, Kastrati: Kemi kaluar shifrën prej 1.5 milionë

Sot në Kosovë përfundoi regjistrimi i popullsisë edhe për komunat të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Për procesin e regjistrimit në Edicionin Special të Klan Kosovës, në një video-lidhje ishte drejtuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati.

Ai bëri të ditur se regjistrimi edhe në këtë javë nuk ka qenë i ndarë në komuna por është bërë në të gjithë territorin e Kosovës, njofton Klankosova.tv

Derisa, sa i përket pjesëmarrjes në regjistrim ai vlerëson se ishte e suksesshme.

“Në bazë të dhënave vlerësohet se përveç pjesës veriore që ka hezituar, pjesët e tjera vlerësohet të jetë një ndër regjistrimet më të suksesshme sa i përket gjithëpërfshirjes, Besojmë që do të jemi 99.8% në pjesëmarrje”, tha ai.

Tutje, Kastrati njoftoi se numri i popullsisë ka kaluar shifrën 1.5 milionë.

“Të dhënat në fund të muajit gusht të dhënat t’i publikojmë, por do ta bëjmë të pamundur t’i publikojmë në korrik. Statistikat 1.5 milion janë kaluar”, bëri të ditur Kastrati.

Ndër të tjerash, Kastrati theksoi se ata që nuk janë regjistruar do të përballen me sfida.

“Një person që nuk është në regjistra do të ketë sfida, ministritë e tjera do të kërkojnë informacion nëse ai ose ajo ka qenë pjesë e popullsisë rezidente”, tha Kastrati në Info Magazinë, përcjell Klankosova.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments