18.1 C
Tetovo
E diel, 8 Qershor, 2025
BallinaLajmePër të 28-n herë s’konstituohet legjislatura e nëntë në Kuvendin e Kosovës

Për të 28-n herë s’konstituohet legjislatura e nëntë në Kuvendin e Kosovës

As të shtunën, deputetët nuk i dhanë epilog seancës konstituive të nisur më 15 prill. Përpjekja e 28-të nuk dha rezultat, ndërsa e radhës do të mbahet të hënën. Në këtë vazhdim të seancës u bë e 20-ta herë radhazi që deputetët nuk patën kuorum për ta formuar Komisionin për votim të fshehtë. E përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën.Më pak deputetë sesa në ditët e tjera të punës mblodhi e shtuna në sallë të Kuvendit, e kur sërish nuk pati numër të mjaftueshëm votash për ta siguruar konstituimin e legjislaturës së re. Të 85 deputetët që hynë, dolën brenda pak minutash, për ta përmbyllur edhe përpjekjen e 28-të për konstituim, pa sukses. Krahas numrit të deputetëve, ka rënë edhe ai i votave pro formimit të Komisionit për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit. Për kanë votuar vetëm 48 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të partive nga radhët e pakicave joserbe. Në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike, Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e konstatoi mungesën e kuorumit vendim-marrës dhe e caktoi vazhdimin e seancës së radhës për të hënën, në pajtim me Rregulloren e Kuvendit që nuk lejon ndërprerje më të gjatë se 48 orë të mbledhjeve konstituive.

“Për kanë votuar 48 deputetë, kundër nuk ka pasur, nuk ka pasur as abstenime. Nuk ka kuorum për mbajtjen e seancës. Seanca ndërpritet, shihemi përsëri më 9 qershor në orën 11:00”, ka thënë Dehari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments