16 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaEkonomiPËR SHKAK TË LUFTËS PA BIRË, Carlsberg ndalon prodhimin në Ukrainë

PËR SHKAK TË LUFTËS PA BIRË, Carlsberg ndalon prodhimin në Ukrainë

Prodhuesi danez i birrës Carlsberg ndaloi sot prodhimin në Ukrainë.

Kompania tha se për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, fabrikat e birrës në Kiev dhe Zaporozhye pushuan së funksionuari, transmeton Reuters.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nisi një operacion ushtarak “me rreze të kufizuar” në Ukrainë mëngjesin e sotëm, duke shpallur gjendjen e luftës dhe mobilizimin.

Paniku mbërtheu tregjet e kapitalit për aksionin ushtarak rus në Ukrainë, i cili nisi një shitje të përgjithshme të aksioneve ndërsa çmimet e dollarit, arit dhe naftës u rritën.

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4.0 për qind këtë mëngjes pasi Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë. Çmimi i naftës evropiane Brent u rrit me 4,69 për qind në 101,93 dollarë për fuçi, duke tejkaluar nivelin e 100 dollarëve për herë të parë që nga viti 2014.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments