Në shkollat e larta profesionale dhe në fakultetet në vend, në vitin akademik 2020/2021 janë regjistruar 50 881 studentë, që është më pak për 1,7 për qind në krahasim me vitin 2019/2020.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm janë studente gjegjësisht 29 482 apo 57,9 për qind.
Numri më i madh i studentëve (83,8 për qind) janë regjistruar në institucionet e larta arsimore shtetërore, derisa 15,5 për qind në institucionet e larta arsimore private.
Në vitin e parë të studimeve në vitin 2020/2021 janë regjistruar 12 365 apo 24,3 për qind, kumtoi ESHS dhe thekson se këtu janë përfshirë edhe studentët që regjistrojnë vitin e parë për herë të dytë, të tretë apo më shumë.