5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePENDAROVSKI: TË VAZHDOHET GJENDJA E JASHTËZAKONSHME?!

PENDAROVSKI: TË VAZHDOHET GJENDJA E JASHTËZAKONSHME?!

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se do të shpallen 30 ditë të reja të gjendjes së jashtëzakonshme, duke marrë parasysh situatën aktuale. Megjithatë, vendimi do të meret të Enjten në takimin e Këshillit për Siguri Kombëtare kur skadojnë 30 ditët e para të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Këshilli për Siguri Kombëtare nët enjten do të vendos nëse gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet edhe për 30 ditë. Presidenti Stevo Pendarovski, duke marrë parasysh pandeminë, vlerëson se do të ketë vazhdim të kësaj gjendjeje.

“Gjasat janë të mëdha të shpallen 30 ditë tjera të gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak se situata e brendshme kërkon një lloj të këtillë të angazhimit nga të gjitha institucionet. Për herë të parë shpallëm gjendje të jashtëzakonshme, mirëpo, për herë të parë edhe në botë po ndodhin gjëra që lidhen me pandeminë. Kësisoji, nëse sot më pyesni për këtë vendim, kjo do të jetë në drejtim të shpalljes së 30 ditëve të reja”, tha Pendarovski.

Këto komente Presidenti I vendit Stevo Pendarovski I bëri gjatë vizitës në Kazermën e Tetovës dhe Shtabin e Krizës në këtë Komunë. Ai  ka theksuar se angazhimi I Armatës nëpër qytete është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve për shkak të nevojës për më shumë rend dhe paqë dhe se ushtarët vetëm se u ndihmojnë policëve./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments